LAJMI I FUNDIT:

Njoftohet ndërprerja e energjia në disa zona të Tiranës ditën e nesërme

Njoftohet ndërprerja e energjia në disa zona të Tiranës ditën e nesërme

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të enegjisë në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE, shkak për këtë është bërë kërkesa e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për të shkarkuar energjinë për arsye sigurie, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re, në zonën e Freskut.

Kështu, nga ora 07:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë zonat: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV dhe rruga “Sotir Caci” në kryeqytet. /Telegrafi./