Njihuni me klubin që ka mbetur larg shtëpisë shkaku i coronavirusit – Wuhan Zall po qëndron në Spanjë, lojtarët të mërzitur për familjet

Gjërat dukeshin se ishin në ngritje në klubin kinez të Superligës, Wuhan Zall – derisa koronavirusi shpërtheu dhe ktheu gjithçka përmbys.
Klubi pati sezonin e tyre më të mirë në vitin 2019, por ata kanë kaluar javët e para të vitit 2020 në mërgim pasi qyteti i tyre i lindjes u bë epiqendra e një krize ndërkombëtare.
Wuhan Zall u formuan në vitin 2009, një muaj pasi klubi paraardhës Wuhan Guanggu u shua në rrethana të çuditshme.
Pasi u dënua një lojtar i tyre për tetë ndeshje, që ishte edhe ylli i ekipit, klubi Guanggu u zemërua aq shumë sa që u tërhoqën nga Super Liga kineze.
Klubi u fut në Superligë në vitin 2013. Kalimi i klubit në elitën e futbollit kinez nuk shkoi shumë mirë, duke rënë përsëri në një nivel më poshtë, ku luajtën për pesë vite të tjera.
Ciro Ferrara, dikur lojtar i Juventusit, ishte në mesin e menaxherëve që u treguan të paaftë për të dhënë sukses në këtë klub.
Gjërat ndryshuan kur ish-mesfushori i Evertonit, Li Tie erdhi si trajner, duke e udhëhequr klubin drejt titullit të kategorisë së dytë dhe më pas e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë në Superligë, ku Stephane Mbia, ishte një nga yjet e skuadrës.
Por trajneri Li Tie u largua në fillim të janarit duke u bë trajneri i ri i kombëtares kineze.
Pastaj, coronavirusi ndryshoi gjithçka.
Qëndrimi në Spanjë dhe klubet që nuk pranuan të luajnë ndaj tyre
Sëmundja e ndaloi skuadrën të kthehej në shtëpi: ata ishin në një pjesë tjetër të Kinës, kur u njoftuan për shpërthimin e coronavirusit, dhe qyteti u mbyll.
Ata udhëtuan për një kamp stërvitor në Spanjë, por klubi ruse Krasnodar dhe ai Europa i Gjibraltarit, anuluan ndeshjet miqësore me ta, pavarësisht se asnjë lojtar nga kontingjenti kinez nuk tregonte shenja infektimi.
Fillimi i sezonit në Superligë është shtyrë, ndërsa dy klubet Wuhan Zall dhe Dalian Yifang i Rafa Benitez kishin mbetur në harresë në Costa del Sol.
Megjithëse Real Madridi i ftoi ata si mysafirë për të parë El Clasico muajin e shkuar.
Situata në ekip dhe lojtarët që telefonojnë familjet e tyre çdo ditë
Në Spanjë kanë mbetur të ngujuar 50 anëtarë të delegacionit të ekipit kinez, dhe ata çdo ditë kontaktojnë të afërmit e tyre në Wuhan.
Janë 14 lojtarë të skuadrës që vijnë nga Wuhani dhe disa prej tyre kanë fëmijë të vegjël në qytetin e goditur nga koronavirusi.
Gjyshja e njërit prej lojtarëve ka humbur jetën për shkak të virusit.
“Lojtarët kanë qenë larg shtëpisë për më shumë se dy muaj. Nuk kanë mundur të festojnë me familjet e tyre një festë të rëndësishme. Ata flasin me familjarë përmes telefonit dhe e dinë që njerëzit atje janë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të jetojnë jetë normale”, ka treguar prej nga përgjegjësit e ekipit.
Lojtarët e vlerësojnë Wuhanin qytet heroik dhe shprehin besim për një fitore përfundimtare mbi virusin që ka prekur thuajse 100 mijë njerëz në Kinë.
“Nuk ka qenë e lehtë për asnjërin prej lojtarëve. Na mungojnë shokët e sidomos familjet. Familjarët tanë po kalojnë një moment shumë të vështirë”, ka thënë Yao Hanlin, kapiten i ekipit.
Skuadra vazhdon me plan stërvitor, ndërsa lojtarët mundohen të flasin sa më pak për virusin, por kjo është thuajse e pamundur.
Disa shpresojnë që kthimi në Wuhan do të jetë i mundur në mes të prillit, por kjo nuk është e sigurt.
“Unë nuk po ndjehem i rrezikuar. Thjeshtë shpresoj që çdo gjë do të bëhet më mirë që të mund të kthehemi në shtëpi. Jemi të brengosur, por po besojmë se çdo gjë është nën kontroll”, ka thënë një pjesëtar i stafit.
Ndeshjet e futbollit në Kinë janë shtyrë për më vonë. Vetëm një skuadër e Superligës, nga 16 gjithsej, nuk është larguar nga vendi.
Kur të kthehen në shtëpi, Wuhan Zall do të gjejë një qytet shumë të ndryshëm me atë që kanë lënë pas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë