LAJMI I FUNDIT:

Njihej si “ekspert”, por 30-vjeçari kësaj radhe e pësoi më së keqi – u godit për vdekje në qafë nga demi gjatë një festivali në Spanjë

Njihej si “ekspert”, por 30-vjeçari kësaj radhe e pësoi më së keqi – u godit për vdekje në qafë nga demi gjatë një festivali në Spanjë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një person gjen vdekjen pasi u gjend para një demi të tërbuar teksa përpiqet të arrijë drejt një vendi të sigurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por u shpall i vdekur pas mbërritjes pasi pësoi një sërë lëndimesh të rënda, duke përfshirë një në qafë.

Pamjet e dramës treguan se demi po shkonte drejt tij ndërsa ai humbi ekuilibrin dhe përpiqej të ngjitej në një gardh dhe përfundoi në mëshirën e tij në tokë.


Disa sekonda më parë ai e kishte tejkaluar kafshën pasi kishte hedhur pallton përpara saj për ta shpërqendruar.

Tragjedia ndodhi të shtunën mbrëma në Navalcarnero pranë Madridit gjatë një ngjarjeje të njohur si encierro në të cilën demat lëshohen në rrugë.

I vdekuri është quajtur Daniel Gonzalez Arribas.

Ai ishte mësuar të punonte me dema dhe kishte fituar famë në atë zonë si i ashtuquajtur “rekortador”.

Ky është emri që u jepet në spanjisht burrave që përdorin trupin e tyre për t’iu shmangur demave që vrapojnë drejt tyre.

Disa njerëz janë vrarë tashmë këtë vit në festivalet që përfshijnë dema në Spanjë. Tre nga viktimat vdiqën në vetëm 24 orë në muajin korrik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Botë
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Kalo në kategori