LAJMI I FUNDIT:

Njëzet të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Njëzet të vdekur në një aksident rrugor në Pakistan

Një furgon ra në një kanal të mbushur me ujë në jug të Pakistanit, duke vrarë 20 pasagjerë, kryesisht gra dhe fëmijë gjersa janë plagosur 13 të tjerë.

Incidenti në një autostradë të dobësuar nga përmbytjet ndodhi në provincën Sindh në autostradën Indus. Rruga ishte dëmtuar në disa vende për të kulluar ujërat e përmbytjeve, por nuk është riparuar. Pakistani i varfër po përpiqet të rikuperohet nga përmbytjet rekord, të cilat vranë më shumë se 1,700 njerëz dhe dëmtuan rrugë dhe ura.

Oficeri i policisë Imran Qureshi tha se furgoni po sillte pasagjerë nga rrethi Khairpur në një faltore të famshme sufiste në Sehwan, raporton abcnews.


Ai tha se 13 nga pasagjerët u shpëtuan dhe u transferuan në një spital aty pranë. Zyrtarët e spitalit thanë se tetë gra dhe 10 fëmijë, të moshës 10 deri në 15 vjeç, ishin midis të vdekurve. Dy nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike.

Provinca jugore Sindh ishte më e goditura nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e paprecedentë të musonit dhe të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike. Fatkeqësia preku 33 milionë njerëz që nga mesi i qershorit dhe dëmtoi dy milionë shtëpi.

Përmbytjet katastrofike në Pakistan, kryesisht në Sindh, lanë gjithashtu lidhjet rrugore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Amerika

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Amerika
Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Botë
Trump zgjat edhe për një vit sanksionet ndaj Rusisë

Trump zgjat edhe për një vit sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori