Pas shlyerjes së rreth 30 mijë votuesve, kryesisht shqiptarë, nga lista zgjedhore, një tjetër kontest ka ngritur dilema mbi rrjedhshmërinë dhe objektivitetin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të caktuara më 11 dhjetor, njofton REL.
Partitë politike nuk kanë arritur të merren vesh për shpërndarjen e numrit të votuesve nëpër gjashtë njësitë zgjedhore, aq sa ka Maqedonia, duke lënë kështu në fuqi zgjidhjen e deritanishme, e cila nga partitë shqiptare vlerësohet si diskriminuese në baza etnike.
Njësia e gjashtë zgjedhore, ku kryesisht gravitojnë shqiptarët, ka rreth 30 mijë votues më shumë se sa njësitë tjera dhe pavarësisht kësaj të gjitha japin numrin e njëjtë të deputetëve.
Partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë kërkuar që ky numër i votuesve të kalojë në njësitë tjera për t’i dhënë peshë votës shqiptare që do të rezultonte me rritjen e mandateve në Kuvend.
Një kërkesë e tillë nga partitë maqedonase është injoruar. OBRM-PDUKM-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë takim të thirrur për të diskutuar çështjen e ngritur, kurse LSDM-ja nga ana tjetër ka thënë se qëndrimi i saj është që Maqedoni në vend të gjashtë njësive zgjedhore të ketë vetëm se një të tillë, me çka do të garantohej vota e çdo shtetasi.
“Mendoj se Kuvendi dhe institucionet tjera të cilat duhet të respektojnë ligjin duhet që të bëjnë harmonizimin rreth dallimit të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Ne kemi pasur takime si grupe të punës, por dallimet mes partive politike janë shumë të mëdha dhe unë si koordinator i përfaqësuesve të partive politike kam kërkuar që mbi të gjitha të respektohet ligji”, ka deklaruar Rafis Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i grupit të punës.
Lidhur me dallimet në numrin e votuesve mes njësive zgjedhore kanë reaguar edhe partitë politike jashtë parlamentare. Lëvizja Besa, një subjekt i ri politik në rritje, gjithashtu kërkon zgjidhje krejt të re për njësitë zgjedhore, duke e vlerësuar modelin aktual si diskriminues.
“Një model i këtillë me gjashtë njësi zgjedhore, ku numri i votuesve dallon nga njëra tjetra, është diskriminues, madje kjo është lejuar edhe me ligj duke lejuar diskriminimin në plus apo minus 5 për qind. Duke marrë parasysh këtë, ne mendojmë se modeli me një njësi zgjedhore do të ishte një zgjidhje për votën e barabartë dhe si i tillë do të prodhonte një klasë politike apo një përfaqësim në Kuvend i cili do të ishte më i përafërt me realitetin politik në Maqedoni”, ka deklaruar Afrim Gashi, nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë, andaj bëjnë thirrje jo vetëm për harmonizimin e çështjeve që kanë të bëjnë me njësitë zgjedhore, por edhe për kthimin e të drejtës së votës për shtetasit që iu hoq kjo e drejtë gjatë procesit të pastrimit të listës zgjedhore.
“Detyrimisht duhet të ndërmerren të gjitha veprimet konkrete në bazë të përgjegjësive që kanë në kuadër të institucioneve, me qëllim që në radhë të parë të harmonizohet numri i votuesve nëpër njësitë zgjedhore dhe të sqarohen të gjitha çështjet, që asnjë votues të mos mbetet jashtë listës zgjedhore, si një e drejtë themelore e çdo qytetari e garantuar me kushtetutë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thotë Jusuf Zejneli, ligjërues në fakultetin juridik të Universitetit të Tetovës.
Data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duhet të zyrtarizohet më 12 tetor. Paraprakisht, deputetët duhet të votojnë shpërbërjen e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri