LAJMI I FUNDIT:

Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë furnizohet me uniforma për sezonin e verës

Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë furnizohet me uniforma për sezonin e verës

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Mitrovicë ka pranuar komplet uniforma të reja për sezon të verës dhe bateri ndriçuese.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi i cili uroi zjarrfikësit për punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, përcolli mesazhin se mbështetja e komunës së Mitrovicës për zjarrfikësit nuk do të mungojë.

“Në qytetin tonë jemi shumë të përgatitur me ekipin e zjarrfikësve, djemtë tanë janë shumë të përgatitur për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Intervenimet nga ana e zjarrfikësve janë në kohë dhe me shpejtësi të madhe marrin pjesë aty ku e lyp nevoja në bazë të kërkesave të qytetarëve”, Kamberi.


Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se komuna është e zotuar që t’i përmirësojë kushtet e punës, duke ditur për rëndësinë që ka ky institucion e sidomos  gjatë sezonit veror kur zjarret janë më të shprehura si pasojë e temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë.

Edhe shefi i Njësisë së Zjarrfikësve, Tahir Mikullovci, falënderoi nënkryetarin Kamberi dhe komunën për mbështetjen e madhe që u japin.

“Falënderojmë komunën e Mitrovicës për përkrahjen si financiare dhe morale ndaj njësisë tonë për  kryerjen e detyrës në shërbim të qytetarëve”, ka thënë  Mikullovci. /Telegrafi/

1

2

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori