LAJMI I FUNDIT:

Njerku rrah për vdekje kinezen katërvjeçare, e gjitha ndodhi vetëm pse vogëlushja kishte urinuar pantallonat (Foto)

Njerku rrah për vdekje kinezen katërvjeçare, e gjitha ndodhi vetëm pse vogëlushja kishte urinuar pantallonat (Foto)

Njerku është arrestuar nga policia në lindje të Kinës, për faktin se ka rrahur për vdekje vajzën 4-vjeçe vetëm pse kishte urinuar në pantallona.

Ky burrë kishte goditur për vdekje vogëlushen me shkop bambuje si ndëshkim për atë se kishte urinuar pantallonat, ka njoftuar policia kineze në provincën Anhui, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas është munduar ta fsheh krimin duke e varrosur në maje të një kodre, kurse fqinjët në fshatin Wugang kishin filluar të dyshojnë për aktin kriminal kur vajza për disa ditë nuk u shfaq fare.


Burri i identifikuar si Wu Weibao është arrestuar nga policia më 31 janar, pasi policët filluan të hetojnë pas thashethemeve se mund ta ketë vrarë vajzën.

“Derisa një nga ekipet tona patrulluese ishin në fshat, shumë banorë na thanë se dyshojnë se Wu ka vrarë vajzën e gruas së tij”, ka deklaruar një zyrtar policor.

Policët kishin detyruar Wu të tregojë se ku gjendej vajza e vogël e identifikuar vetëm si Li, dhe kur refuzoi ta bëjë një gjë të tillë e dërguan në stacion të policisë.

Megjithatë pas intervistimit pranoi se vajza kishte urinuar pantallonat dy herë në ditën e njëjtë, duke e nervozuar kështu Wu që e kishte rrahur brutalisht me shkop të bambusë.

Por, ky veprim nuk i kishte mjaftuar dhe kështu e kishte lidhur me litar në derë dhe ia kishte mbyllur gojën me ngjitës me qëllim që mos ta dëgjojnë fshatarët duke bërtitur.

Të nesërmen Wu e ka gjetur vogëlushen të vdekur dhe duke u munduar t’i shpëtojë burgut, e kishte varrosur në maje të një kodre të fshatit. Megjithatë, pas presionit ka pranuar të tregoj se ku e kishte varrosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Kalo në kategori