LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që shkeli në hënë padit fëmijët e tij

Njeriu që shkeli në hënë padit fëmijët e tij

Astronauti amerikan Buzz Aldrin po padit dy fëmijët e tij dhe ish-menaxherin e tij të biznesit, duke i akuzuar se i kanë vjedhur para dhe po i dëmtojnë imazhin. Padia, që është bërë publike së fundmi, është paraqitur në një gjykatë në Florida, një javë pasi fëmijët e tij, nënshkruan një peticion për marrjen e kontrollit të financave të tij.

Pjesëtarët e familjes së tij i kanë thënë gjykatësit se ai ka nevojë për një kujdestar ligjor sepse gjendja e tij mendore tani nuk është e mirë. 88-vjeçari është njeriu i dytë që ka shkelur në sipërfaqen e hënës.

Në një intervistë për Ëall Street Journal, javën e shkuar, ish koloneli i forcave ajrore amerikane, tha: Askush nuk duhet as ta mendojë se unë duhet të vendosem nën kujdestari”.


Në padinë e tij, ai pretendon se djali, vajza dhe ish menaxherja, Kristina Korp, kanë dëmtuar edhe marrëdhëniet e tij personale, duke e ndaluar atë të martohet. Në lojë është menaxhimi i kompanisë së tij private, Buzz Aldrin Enterprises, dhe organizata e tij jo fitimprurëse ShareSpace Foundation.

Në një dokument të paraqitur në gjykatë, më herët këtë muaj, fëmijët e tij, Andrew Aldrin, 60 vjeç dhe Janice Aldrin, po 60, pretendonin se babai i tij kishte nisur së fundmi afrimin me miq të rinj që përpiqeshin ta ndanin nga familja. Ata po ashtu nënvizonin se ai shpenzonte para me një ritëm alarmant.

Ndërkohë në vetë padinë e Aldrin, pretendohet se i biri dhe ish menaxherja, kanë marrë në mënyrë të padrejtë kontrollin e financave të tij, përfshirë suvenirët nga hapësira me vlerë miliona dollarë, apo artifaktet e hapësirës.

Sipas tij, ata e kanë bërë këtë me qëllim që të pasurohen vetë. Padia ligjore po ashtu pretendon se ata kanë dëmtuar imazhin e tij prej vitesh duke pretenduar se ai vuan nga demenca dhe se ka sëmundjen e alzheimerit.

Ai akuzon të birin se po përfiton nga mosha e tij, me qëllime të këqija, duke e privuar atë nga prona dhe të bijën për mashtrim dhe për mosveprim në interesin e tij financiar. Djali i tij më i madh nuk përmendet në padi.

Një gjykatë ka përzgjedhur ndërkohë një ekspert të shëndetit mendor, që pritet të vlerësojë 88-vjeçarin, më vonë këtë javë. Në një deklaratë, fëmijët e tij thonë se janë të trishtuar nga padia e pajustifikueshme. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori