Pak ditë para të vritej nga një sulm ajror amerikan në qershor të vitit 2015, një nga njerëzit kryesorë të al-Kaedës, Nasir el Vuhajsi kishte regjistruar rrëfimin e tij në planifikimin e sulmit në kullat binjake më 11 shtator 2001.
Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Osama bin Laden, Vuhajsi kishte akses në të gjithë operacionin që nga fillimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Detajet e sulmit të quajtur "Rrëfimi i patreguar" janë publikuar nga qelia e al-Kaedës nga Gadishulli Arabik (AQAP), të cilën Vuhajsi e kishte komanduar deri në vdekje.
Vuhajsi historinë e tij në lidhje me sulmi e filloi me prezantimin e bashkimit të muxhahidëve, duke thënë se uniteti ishte thelbësor për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.
“Më parë, njerëzit nuk i kuptonin qëllimet tona. Xhihadistët ishin të ndarë në disa grupe, të cilët luftonin kundër diktatorëve që udhëhiqnin vendet e tyre. Atëherë Bin Laden kishte vendosur që ne duhet të bashkohemi nëse duam që lufta jonë të jetë e suksesshme. Vendosëm që baza e jonë të jetë në Afganistan, pasi që dora e tiranit nga vendet myslimane, këtu nuk do të mund të na kapte”, ka thënë Vuhajsi.
Bashkëpunëtori i Bin Ladenit ka theksuar se moment vendimtar ishte kur ata e kuptuan se kundër kujt duhej të luftonin, transmeton Telegrafi.
“Osama tha se në qoftë se në të vërtetë duam që ta godasim të keqen, duhet sulmuar Amerikën, e jo të luftojmë kundër qarqeve amerikane në vendet tona”, ka shtuar më tej Vuhajsi dhe shtoi se muxhahidinët ishin të vetëdijshëm se ata nuk mund ta rrëzonin qeverinë saudite.
Ai shtoi se sulmi në SHBA ishte vetëm një hap drejt arritjes së planit final të bin Ladenit për bashkimin e të gjithë muxhahedinëve në botë, të cilët do të vendosnin më pas për luftën e fundit kundër "pafeve".
Vuhajsi thotë se ideja e një sulmi mbi Kullat Binjake erdhi nga Khalid Sheikh Mohammed, i cili është truri i operacionit të udhëhequr nga Bin Laden.
Gjithashtu, Vuhajsi nxjerrë në pah meritat e Abdullah Azzamit, i cili u vra në vitin 1989, i cili konsiderohet "babai i xhihadit modern".
“Ai ishte meritori që ne i mundëm sovjetikët në Afganistan. Idetë e tij jetojnë në çdo muxhahidinë të vërtetë”, ka thënë më tej Vuhajsi.
Bin Laden, “frymëzimin e fundit” e kishte marrë nga vetëvrasja e pilotit egjiptian Gamila Al-Batutija, i cili në vitin 1999 e ishte rrëzuar aeroplanin me 217 pasagjerë në Oqeanin Atlantik.
Zëri i regjistruar nga aeroplani i pilotuar Al-Batuti kishte treguar se në prag të rrëzimit, ai kishte bërtitur 11 herë "Zoti është i madh".
Pas dëgjimit të detajeve të ngjarjes, lideri i Al Kaedës dhe bashkëpunëtorët e tij thuhet se ka thënë: "Përse nuk e ka rrëzuar mbi një ndërtesë?"
Ideja mizore u zhvillua gjatë takimit me Osamën me organizatorët e sulmit, i cili kishte kohë që planifikonte rrëmbimin e avionëve amerikanë.
Transkripti i Vuhajsit në lidhje me organizimin e 11 shtatorit u botua në dy edicione në gazetën e Al Kaedës "Al Masri". Pjesa parë ishte publikuar më 31 janar, ndërsa e dyta më 9 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania