Nga: Artan Fuga
Propaganda ndikon te përpunimi i ndërgjegjes individuale, duke kryer edhe njëfarë edukimi të njeriut që jeton në një shoqëri të caktuar. Por, kur njerëzit e përqafojnë thelbin e propagandës, pra e shndërrojnë atë në bindje të tyre të brendshme, ndodh procesi i indoktrinimit. Indoktrinimi paraqitet si inerci e ndikimit të propagandës në ndërgjegjen e individit të apo grupeve të mëdha të njerëzve. Njeriu i indoktrinuar ndjek si somnambul drejtimin ku e shtyjnë bindjet dhe konceptet që propaganda ka krijuar tek ai. Mirëpo, ai jo gjithmonë është i ndërgjegjshëm për këtë. I duket se ky frymëzim ideologjik nuk është i ardhur nga jashtë, por i vjen nga vetja e tij. Mund të ndodhë madje që i indoktrinuari të sakrifikojë edhe veten në emër të bindjeve që atij i duken se i burojnë së brendshmi.
Sokrati, filozofi athinas, “ati” i racionalizmit evropian, mësonte që një qytetar i mirë nuk duhet të vërë asgjë përmbi vlerën kryesore në shoqëri, respektimin e ligjit. Një qytetar i mirë – thoshte ai – nëse sheh, për shembull, se djali i tij ka shkelur ligjin, duhet ta denoncojë këtë të fundit pa pritur që organet e zbatimit të ligjit ta bëjnë këtë! Bindja qytetare e atit ngrihet edhe mbi dashurinë prindërore. Në këtë rast themi se ati është i indoktrinuar.
Propaganda për Edward Bernaysin është me natyrë politike, morale, fetare etj., por kur ajo ka qëllime komerciale merr formën e reklamës. Midis propagandës komerciale dhe propagandës politike ka ngjashmëri, të cilat mendimtarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe të dekadave të mëvonshme, i kanë nxjerrë në pah. Por, midis tyre ka edhe dallime thelbësore. Ngjashmëritë kryesore janë pikërisht: thjeshtimi i realitetit, përpunimi i ndërgjegjeve individuale, paraqitja e situatës social-politike si bardh dhe zi, përsëritja e të njëjtave slogane dhe frazave, idealizimi i perspektivave, mallrave, shërbimeve, apo i liderëve të propaganduar, gjuha krejt mediokre me qëllim për t’u përhapur edhe te shtresat me më pak kulturë të shoqërisë, mënjanimi i mendimit kritik dhe analitik, karikaturalizimi i kundërshtarëve, krijimi paragjykimeve te ajo pjesë e opinionit publik që ekspozohet ndaj propagandës etj. Por, propaganda komerciale ka sigurisht edhe dallimet e veta në krahasim me propagandën politike sepse qëllimi i saj është të shiten produkte konsumi, apo shërbime, pra të përballohet konkurrenca në treg.
Propaganda ka lidhje shumë të ndërlikuara me informimin në përgjithësi dhe kryesisht me informimin masiv. Por, do të ishte gabim të mendohej se atje ku ka propagandë nuk ka informim masiv dhe ku ka informim masiv nuk ka propagandë. Shpesh këto dy realitete janë të gërshetuar ngushtë me njëri-tjetrin. Propagandisti – do të shohim më pas sikurse e trajton këtë çështje mendimtari francez i shekullit XX Zhak Elyl – kur dëshiron të ketë sukses nuk kundërshton hapur fakte të ditura botërisht. Kjo do të kishte qenë me pasoja negative për besueshmërinë e tij në publik. Zakonisht, propagandisti hesht për fakte që vijnë në kundërshtim me propagandën e tij dhe informon vetëm për ato fakte që përzgjidhen për të vërtetuar idetë që ai propagandon. Kështu propaganda më shumë është keqinformim sesa dizinformim.
Ka nevojë të bëjmë gjithashtu dallimin midis propagandës dhe gënjeshtrës, ose mashtrimit të opinionit publik. Sigurisht, ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë që propaganda të mbështetet në një mashtrim të madh, në një gënjeshtër të madhe, por përgjithësisht kjo u takon kohërave të kaluara kur mjetet e informimit nuk ishin aq shumë të zhvilluara sa sot. Një gënjeshtër e madhe përmban mundësinë të zbulohet shpejt dhe pasi ajo zbulohet propagandisti rrezikon ta humbasë të gjithë besueshmërinë e tij te opinioni i shoqërisë. Prandaj, më shumë se një mohim të gënjeshtërt të fakteve, propagandisti profesionist përdor teknikën e përzgjedhjes së kujdesshme të fakteve reale duke nxjerrë në pah me përparësi ato që atij i interesojnë për t’u bërë i besueshëm. Pra, nuk shpik fakte, por midis morisë të fakteve seleksionon ato që atij i interesojnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht