LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit mund të prodhojnë helm si gjarpërinjtë

Njerëzit mund të prodhojnë helm si gjarpërinjtë

A mund që njerëzit një ditë të bëhen helmues në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës?

Megjithëse nuk ka gjasa që njeriu së shpejti të bëhet po aq i rrezikshëm sa hipopotami ose gjarpëri, hulumtimi i fundit ka treguar se trupi i njeriut ka të gjitha parakushtet për prodhimin e toksinave.

Në fakt, të gjithëq zvarranikët dhe gjitarët e kanë këtë aftësi, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë zbuluar se një numër gjenesh fleksibël, te njerëzit kryesisht të lidhur me gjëndrat e pështymës (gjëndrat e tretjes të vendosura rreth zgavrës me gojë dhe faringut), japin një përgjigje në pyetjen se si kafshët helmuese kanë origjinën nga ato që nuk e kanë këtë fuqi të veçantë.

“Ne aktualisht kemi të gjitha blloqet e nevojshme të ndërtimit për të prodhuar toksina. Tani është koha për procesin e evolucionit të mëtejshëm”, tha gjenetisti evolucionar Agneesh Barua i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë të Okinawa.

Shumë specie të mbretërisë së kafshëve, të tilla si merimangat ose gjarpërinjtë, mund të prodhojnë helm oral. Biologët tashmë e dinin që helmi në gojën e këtyre kafshëve prodhohet nga pështyma e modifikuar, por hulumtimi i ri ka zbuluar mekanikën molekulare prapa këtij modifikimi, shkruan Live Science.

Fuqia e krijimit të helmeve është një shembull i vërtetë i fleksibilitetit të natyrës. Shumë përbërës të toksinave orale janë të zakonshme për kafshë të ndryshme.

Shkencëtarët gjatë studimit të fundit nuk ishin përqendruar në toksinat vetë, por në gjenet që i bëjnë ato të mundshme. Këto gjene rregullatore formojnë bazën e të gjithë sistemit të prodhimit të toksinave, por nuk e prodhojnë atë drejtpërdrejt.

Ndërsa tingëllon joshëse që një ditë të bëhet vërtet toksike, nuk ka gjasa të ndodhë. Helmi është duke u zhvilluar tek kafshët si një metodë e mbrojtjes ose si një mënyrë për të kapur pre, dhe tani për tani ne po funksionojmë shumë mirë me ndihmën e bujqësisë edhe pa këtë ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori