LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit e mençur kështu flasin për veten: Në të kundërtën, do të bëheni qesharakë!

Njerëzit e mençur kështu flasin për veten: Në të kundërtën, do të bëheni qesharakë!

Shumica e njerëzve vërtet inteligjentë kurrë nuk kanë pasur nevojë të flasin për veten.

Me siguri në situata të shumta keni pyetur “Si e bëjnë atë njerëzit e mençur”? Zëri me të cilin ata flasin për veten nuk është zë i mburrjes, transmeton Telegrafi.

Për atë se sa janë të mençur dhe të talentuar flasin të tjerët, por flasin edhe sukseset e tyre. Karakteristikë e njerëzve të mençur dhe inteligjentë është modestia.


Këto janë disa nga fjalitë të cilat njerëzit e mençur i flasin për veten:

Këtë mund ta arrijë gjithkush

Çdo gjë që bëjnë, ata e bëjnë me lehtësi. Qoftë kur është fjala për lëvizjen e figurave në tabelën e shahut, për atë se si flasin, si shkruajnë, kini parasysh që atë lehtësi e kanë arritur me mund. Komentet e të tjerëve u kanë dërguar porosi të qartë.

Praktikisht askush nga ata nuk është i detyruar të thotë për veten se është i mençur

Ka disa përjashtime të njerëzve të talentuar të cilët potencojnë faktin që janë inteligjentë dhe të talentuar.

Muhamed Ali është përjashtim karizmatik, i cili i ka ilustruar meritat e veta dhe ka thënë që ka qenë më i madhi. Shumica e njerëzve të shkëlqyeshëm nuk janë të detyruar ta thonë këtë.

Njerëzit e mençur dinë çka nuk duhet të flasin

Pikërisht kjo është masa më reale e inteligjencës së tyre. Sa më e madhe të jetë aftësia e dikujt që të perceptojë dhe të vlerësojë, aq më e madhe është probabiliteti që të njohë kufijtë e vet. Në këtë është përfshirë edhe mungesa e talentit, sferat e dobësive, siç janë muzika, sporti, matematika…

Klishe apo jo, është plotësisht e saktë – shenja në e qartë e inteligjencës, madje edhe e gjenisë, është vetëdija e përkufizimeve dhe mosdijes së tyre! /Telegrafi/