Autostrada e parë në botë, një rrugë e destinuar ekskluzivisht për vetura, gjegjësisht mjete motorike, u vu në qarkullim saktësisht njëqind vjet më parë, në shtator të vitit 1924, dhe lidhte Milanon dhe Varese në veri të Italisë.
Rruga, e cila u hap nga mbreti italian Vittorio Emanuele III, është sot pjesë e rrjetit të autostradave italiane dhe emërtohet A8, transmeton Telegrafi.
Ajo u quajt Autostrada dei Laghi – “Autostrada e Liqeneve”, sepse lehtësonte ndjeshëm udhëtimin e turistëve në liqenin Maggiore, Lugano dhe Como.
Ishte pjesa e parë e rrjetit të autostradave italiane, e cila u zgjerua me shpejtësi dhe vazhdon në autostradën “kryesore” italiane, A1 – Milano-Romë-Napoli, e njohur më mirë si Autostrada del Sole.
Personi më përgjegjës për ndërtimin e autostradës së parë në botë ishte inxhinieri milanez Piero Puricelli, i cili jo vetëm e konceptoi dhe projektoi me vizion rrugën ekskluzivisht për veturat, por edhe menaxhoi të gjitha aspektet burokratike dhe ligjore të ndërtimit.
Autostrada e parë moderne u përfundua në 15 muaj. Kishte dy korsi në secilin drejtim, të ndara nga një vijë e dyfishtë. Kabinat e pagesës u vendosën përgjatë rrugës – gjithashtu të parat në botë, dhe pagesa ishte 10 lira.
Edhe pse Autostrada dei Laghi është padyshim autostrada e parë e ndërtuar në botë, një ide e ngjashme u realizua në Gjermani në vitin 1909, kur në Berlin u ndërtua një rrugë me korsi të ndara nga një brez i gjelbër midis Grunwald dhe Vanesi, por e destinuar vetëm për testimin e automjeteve.
Autostrada e parë në Gjermani u hap në 1932 – seksioni Këln-Bon. Danimarka u bë me autostradën e saj të parë në 1956, ndërsa Britania e Madhe hapi një seksion 13 kilometra në 1958. Autostrada e parë në Japoni u regjistrua në vitin 1965. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA
Jaguar bëri versionin rely F-Type (Foto)
Tesla vjen me një ngjyrë të re të rrallë për automjetet e saj Model S dhe Model X
Ferrari 599 përfshihet nga zjarri gjatë debutimit në garë (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri