Rreth 64.6% e maturantëve kanë kaluar testin e maturës. Pjesa e mbetur e kanë edhe fazën e dytë e cila sipas njohësve të çështjeve të arsimit është joprofesionale dhe jo zgjedhje e mirë për maturantët nëse dështojnë sërish në atë test.
Për këtë dështim, ata duhet të presin edhe një vit. Për këtë gjendje ata kanë fajësuar MASHT-in.
Dështimi i nxënësve në dy afatet Testit të Maturës, do t’i lë maturantët pa u regjistruar në asnjë universitet publik në Kosovë.
Këtë e pohon zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.
“Nëse maturantët edhe në afatin e dytë nuk kanë sukses, atëherë ata nuk kanë mundësi tjera, por duhet të presin deri në vitin tjetër”, thotë Valmir Gashi.
Pritja për një vjet, për Rinor Qehajën nga Instituti EdGuard, është negative.
Ai lë fajtorë MASHT-in, që nuk e bën një zgjidhje për ata nxënës që dështojnë në dy afatet e Testit të Maturës.
“Ajo që ne shpresojmë është që edhe në testin e radhës të ketë një mbarëvajtje dhe rigorozitet sikurse në testimin e fundit. Fatkeqësi është se testi tjetër që mbahet pas disa muajsh ka shumë mangësi në menaxhim prandaj kemi edhe shpërdorime më të mëdha në testim. Instituti EdGuard vazhdimisht ka thënë se diplomimi i maturantëve të mos varet nga testi i maturës. Pra të jetë i mjaftueshëm vlerësimi i brendshëm në shkolla të mesme në mënyrë që maturantët të pajisen me diplomë. Kush është i interesuar për vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm universitar atëherë testi i maturës të shërbejë si filtër për shkollimin e tyre të mëtejshëm”, tha për RTV Dukagjinin, Rinor Qehaja.
“Përgjegjësi mbetet mbi Ministrinë e Arsimit. Ata janë bartës të procesit. Ata kanë dështuar të ndëshkojnë shkelësit dhe në rend të parë administruesit e testit. Ajo që është proklamuar nga MASHT është njëfarë rigoroziteti selektiv. Pra në disa shkolla ka pasur mbarëvajtje ndërsa në shkolla tjera procesi ka qenë i shthurur”, shtoi më tej Rinor Qehaja, përcjell Telegrafi.
Përndryshe, gjatë fazës së parë të testit 270 nxënës e 5 administrues janë përjashtuar gjatë procesit, të cilët kanë pasuar edhe dënime. Këtë vit 64.6% e kanë kaluar testin e maturës, pjesa tjetër do t’I nënshtrohet këtij testi gjatë muajve në vijim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës