LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga kidnapimi i tre policëve kufitarë, Musliu: Serbia të rrijë matanë kufirit

Një vit nga kidnapimi i tre policëve kufitarë, Musliu: Serbia të rrijë matanë kufirit

Sot, kur është bërë një vit (14 qershor) që kur xhandarmeria serbe kidnapoi brenda territorit të Republikës së Kosovës tre policë kufitarë të Kosovës, drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë akt agresioni.

Musliu thotë se as shteti i Serbisë nuk u mbajt përgjegjës nga bashkësia ndërkombëtare!

Ndërkohë, sipas Musliut, në komunat veriore agresioni i Serbisë u rrit secilën herë e më shumë – deri më 24 shtator, kur një agresion me terroristë vranë një polic të Kosovës.


“As për këtë ende nuk ka asnjë aktakuzë nga drejtësia e as përgjegjësi nga Serbia”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se një vit më vonë, “sot, më 14 qershor 2024, gjërat kanë ndryshuar dukshëm për të mirë, në kuptimin e sigurisë, në veri të vendit”.

“P.sh. njëmijë qytetarë serbë të veriut të Republikës së Kosovës kanë aplikuar për t’i marrë patenë-shoferët e Kosovës”.

Kidnapimi i tre policëve kufitarë, pala kosovare thotë se u arrestuan në Bare brenda territorit të Kosovës
Lexo po ashtu Kidnapimi i tre policëve kufitarë, pala kosovare thotë se u arrestuan në Bare brenda territorit të Kosovës

Më tej ai thotë se “aktivitete të lira kulturore e sportive mbahen atje! Edhe në Liqenin e Ujmanit, ku e kishte villën kryeterroristi Radojçiq (e cila u konfiskua)”.

“Nevojitet që serbët të relaksohen dhe politikat e integrimit të tyre duhet të avancohen. Kosova është shtet i tyre, ashtu siç është shtet edhe i yni! E Serbia duhet të rrijë matanë kufirit!!!”, ka shkruar Musliu.

Policia e Kosovës, atëherë (14 qershor 2023) e cilësoi rastin si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori