LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga ‘Dita Botërore e Pastrimit’

Një vit nga ‘Dita Botërore e Pastrimit’

Pesëmbëdhjetë shtatori i vitit 2018 shënon ditën kur rreth 5 për qind e popullsisë së botës do të marrin pjesë në aktivitetin e përbashkët “Ta Pastrojmë Botën”, i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti do të mbahet në mbi 200 shtete, pjesë e Lëvizjes Botërore Let’s Do It, në mesin e të cilëve është edhe Let’s Do It Kosova.


Let’s Do It Kosova, e cila për gjashtë vite ka arritur t’i mbledhë rreth vetës deri në 100 mijë vullnetarë, të cilët janë angazhuar në largimin e dhjetëra ton mbeturinave (deponive ilegale), ka filluar përgatitjet e fushatës mobilizuese “Ta Pastrojmë Kosovën 2018”.

Në kuadër të përgatitjeve për aksionin “Ta Pastrojmë Botën”, Let’s Do It Kosova, aktivitetin e saj tashmë tradicional të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” që mbahet çdo 24 maj, do ta organizojë më 15 shtator 2018.

Lidhur me këtë, Let’s Do It Kosova tashmë ka filluar përgatitjet për organizimin e fushatës në Kosovë, duke marrë pjesë në takimet e përbashkëta të shteteve që janë pjesë e kësaj Lëvizje, në të cilat Let’s Do It Kosova po prezantohet si një prej shteteve model në organizimin, mobilizimin e qytetarëve dhe fushatën vetëdijesuese.

Përkundër faktit që çështjet mjedisore ende nuk janë në mesin e prioriteteve të institucioneve në Kosovë, Let’s Do It Kosova ka qenë në mënyrë aktive e përkushtuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes jo vetëm të institucioneve, por edhe të qytetarëve, për ruajtjen e mjedisit.

“Andaj, ne ju bëjmë thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e kësaj fushate të madhe, në mënyrë që 15 shtatori i vitit 2018 të shënojë fundin e deponive ilegale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Let’s Do It Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori