LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg për Salianjin, humb mandatin e deputetit, pritet zëvendësimi në Kuvend

Një vit burg për Salianjin, humb mandatin e deputetit, pritet zëvendësimi në Kuvend

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me një vit burg, dhënë nga Shkalla e Parë, Ervin Salianji përveçse do të përfundojë pas hekurave, do të humbasë edhe mandatin si deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Neni 71.1 i Kushtetutës përcakton se deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

“Me këtë vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është vendimtare sa i takon mandatit të deputetit Salianji. Sipas kushtetutës fajësia dhënë me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimit është shkak ligjor për ndërprerjen e mandatit të deputetit. Përveç lirisë ai humb edhe mandatin e deputetit”, tha gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, i cili ka ndjekur procesin “Babale”.


Konstatimi i humbjes së mandatit të tij do të formalizohet përmes Këshillit të Mandateve në Kuvend që njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Në momentin që KQZ njoftohet se është krijuar një vakancë në Kuvend, përcakton se cilit qark dhe cilës forcë politike i përket mandati i mbetur bosh.

Gjasat janë që mandati i Salianjit t’i takojë ish-prefektit të qarkut të Korçës, Andrea Mano, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori