Vila e mrekullueshme prej betoni "Art" është pjesë e një vendpushimi luksoz me tri vila, secila me arkitekturën dhe stilin e saj të guximshëm dhe unik

Vila dykatëshe, vepër arkitektonike e firmës çeke “Refuel Works”, shtrihet në 570 metra katrorë dhe plotësohet nga një pishinë e madhe e që rri pezull mbi një terren të pjerrët nga i cili del një pamje e detit, transmeton Telegrafi.


2dfdfd

Përveç një hapësire të gjerë të përbashkët që përfshin holin, dhomën e ditës, kuzhinën me zonë ngrënieje, si dhe tarracën e mbuluar pranë pishinës, vila është e pajisur me gjithsej pesë dhoma gjumi me banja private.

3cgfgfg

Në bodrum ndodhet hapësira për lojë, palestra, salla e vallëzimit, gardëroba dhe hapësira ndihmëse.

4dfdfdf

Muret e betonit nga materiale të zgjedhura, gjelbërim, ujë dhe, në tërësi kanë krijuar ambient të pazakonshëm, njëherësh edhe të vrazhdë edhe luksoz.

5fgfgfdg

Kështu është një ndër elementet më atraktive të enterierit ndriçimi atraktiv, koleksioni i llambave dhe i pllakave të pikturuara në kuzhinë të cilat bartin motive nga xhunglat.

7ghghgh

Skenat e pikturuara në mur në mënyrë të harmonishme lidhin të gjelbrën e cila rrethon ambientin.

cvxvxc

Dyshemetë e dhomave të gjumit dhe banjat janë të zbukuruara me pllaka ornamentale.

8fgfgf

Druri, metali dhe liri janë materialet që dominojnë hapësirën, së bashku me mobiliet unike me ngjyra të lehta dhe pastel.

fgfgfg

/Telegrafi/