LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër gabim i turpshëm në Lojërat Olimpike – Koreja e Jugut u prezantua gabimisht si Koreja e Veriut

Një tjetër gabim i turpshëm në Lojërat Olimpike – Koreja e Jugut u prezantua gabimisht si Koreja e Veriut

Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë kërkuar falje pasi sportistët e Koresë së Jugut gabimisht u prezantuan si të Koresë së Veriut gjatë ceremonisë hapëse në Paris.

Teksa skuadra e tyre ishte e emocionuar dhe po valëviste flamurin në lumin Seine, prezantuesit francezë dhe anglezë i prezantuan ata si ‘Republika Popullore Demokratike e Koresë’ – emri zyrtar i Koresë së Veriut.

Dy Koretë janë ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me tensionet mes shteteve që janë përshkallëzuar më tej kohët e fundit.


Sidoqoftë, titrat që përshkuan pjesën e poshtme të transmetimit televiziv treguan emrin e saktë.

Ministria e sportit të Koresë së Jugut tha se po planifikonte të paraqiste një “ankesë të fortë ndaj Francës në nivel qeveritar” për këtë gafë të turpshme.

Në një deklaratë, ministria shprehu “keqardhjen për njoftimin ku delegacioni i Koresë së Jugut u prezantua si ekipi i Koresë së Veriut”.

Deklarata shtoi se zëvendësministri i dytë i sportit, Jang Mi-ran, një kampion olimpik në vitin 2008 në peshëngritje, kishte kërkuar një takim me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkoi falje përmes llogarisë së saj zyrtare në X në gjuhën koreane X:

“Dëshirojmë të kërkojmë ndjesë të thellë për gabimin që ndodhi në prezantimin e delegacionit të Koresë së Jugut gjatë ceremonisë së hapjes.”

Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, ka 143 sportistë në ekipin e saj olimpik këtë vit, aty ku do të konkurrojnë në 21 sporte./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori