Një tërmet i fuqishëm godit Ishujt Solomon, rrezik për cunam
Një tërmet me fuqi prej 7.8 të shkallë të Rihter është regjistruar sot pranë ishujve Solomon, njoftoi Instituti Amerikan për Hulumtime Gjeologjike.
Epiqendra e tërmetit ishte 68 km në jug-perëndim të Ishujve Solomon, ndërsa tërmeti ka ndodhur në ora 17:12, sipas kohës lokale.
Ende nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar, por është ngritur alarm për një cunam të mundshëm, transmeton KosovaPress.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























