Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur të hënën ceremonia për vendosjen e emrit të Remzi Hoxhës, një rruge në kryeqytet.
Me këtë rast, kryebashkiaku Erion Veliajt ka mbajtur një fjalim para familjarëve të Hoxhës.
“Në jetën e një kryeqyteti është traditë që historia të ngulitet në mendjen e njerëzve edhe përmes emrave të rrugëve. Zakonisht kryeqyteti nderon njerëzit që i kanë dhënë atij një emër të madh, njerëz që nderojnë historinë e qytetit, njerëz që kanë kontribuar shumë për të ardhmen e qytetit dhe që kanë ndryshuar me veprën e tyre historinë e këtij qyteti.
Ky i sotmi është një rast i pazakontë pasi kryeqyteti do të nderojë dikë që e ka breng në ndërgjegjen e tij. Pra, do të nderoj dhe përjetësoj dikë që qyteti e ka vrarë.
Në një farë mënyre ky është rasti kur Tirana, do të stampojë në kujtesën e saj, nevojën për reflektim që ka shoqëria jonë, e cila duhet të fiksoj në kujtesën e qytetit jo vetëm heroizmat, arritjet apo njerëzit që e kanë bërë krenar, por dhe ato gjëra që atë e bëjnë të ul kokën”, u shpreh Veliaj.
Siç njofton Gazetatema.net, i pari i bashkisë së Tiranës tha se rasti i Remzi Hoxhës është një rast i tillë.
“Ai ishte një biznesmen i njohur në Kosovë dhe Maqedoninë e asaj kohe të viteve 90-të, i cili kishte sytë mendjen dhe zemrën nga Shqipëria. Investoi qysh me ardhjen e demokracisë në disa projekte të vogla në Tiranë e më pas vendosi të hap një biznes të qëndrueshëm.
Paralelisht me aktivitetin e tij modest si biznesmen në Tiranë, ai ishte një aktivist i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, një sindikalist që kontribuonte në mbijetesën dhe solidaritetin e punëtoreve të Kosovës përballë një regjimi që i kishte përjashtuar ata për shkak të origjinës etnike dhe i kishte hedhur në rrugë.
Rezmi Hoxha u bë për pak vite strumbullari i përballjes së shoqërisë së Kosovës me regjimin gjenocidal të Beogradit, dhe e s’postoi veprimtarinë e tij në Shqipëri i sigurt se toka mëmë do t’i mbronte krahët në këtë mision historik. Ai ishte mes njerëzve që përbënin bërthamën e asaj që më vonë do të ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një kontribuues financiar politik dhe shpirtëror i tyre”, u shpreh ai.
“Ne sot jemi mbledhur jo thjesht t’i kërkojmë ndjesë Remziut apo familjarëve të tij për atë që ndodhi me jetën e tij dhe fshehjen e krimit, por mbi të gjitha për t’i dëshmuar vetes sonë se një qytet i ndriçuar kulturalisht si Tirana, ka fuqi të pranojë gabimet e veta dhe të përjetësojë kujtimin e kësaj ngjarje të dhimbshme sipas motos që krimet të cilat harrohen janë të destinuara të përsëriten.
Autorët e këtij krimi shtetëror, nuk dolën kurrë para drejtësisë në mënyrë të qartë për tu dënuar. Ata që e vranë Remziun nuk fshehën vetëm trupin e tij, por dhe të vërtetën. Dhe një pjesë të së vërtetës tentuan ta fshehin dhe me procesin gjyqësor si farsë. Më pas disa vdiqën, disa u arratisën pa gjurmë e të tjerë presin të përballen me drejtësinë majë penxheres, por ndërkohë atyre historia ua ka bërë gjyqin si vrasës.
Sot ne ende nuk kemi një drejtësi të plotë për Remzi Hoxhën, ende nuk kemi një varrë për të, ende nuk kemi një gjyq të mbaruar, por kemi këtë pllakë nderi e cila aq sa na rëndon në ndërgjegje po aq na e lehtëson atë kur ndjehemi që kemi bërë një hap përpara në pranimin e këtij turpi dhe në ngulitjen e tij në kujtesën e këtij qyteti si një histori që nuk duhet të përsëritet më kurrë”, tha tutje Veliaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova