Një qytetar nga Ferizaj, që nga dita e premte raportohet si i zhdukur dhe sipas familjarëve askush nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

Bëhet fjalë për Avdyl Kqikun, për të cilin familjarët thonë se ka rreth 48 orë që nuk dinë për fatin e tij.


Po sipas tyre, në atë kohë, ai supozohet të ketë qenë duke vozitur një veturë të tipit RANGE ROVER, ngjyrë e bardhë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, një rast i tillë është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

40636705 938503649681161 1191740540014559232 n

40636705 938503649681161 1191740540014559232 n 1 e1535887180269

1234