Në një marrëdhënie, mbështetja e partnerit është çelësi për forcimin e besimit, përkushtimit dhe afërsisë.
Megjithatë, termi “mbështetje” mund të jetë subjektiv dhe shpesh i vështirë për t’u përcaktuar, thotë psikologu Mark Travers.
“Ajo që është mbështetje për një partner mund t’i duket si “mbytje” për një tjetër. Për të mbështetur efektivisht partnerin tuaj, është e rëndësishme të flisni hapur për nevojat e tij”, thekson ai për Psychology Today.
Prandaj, ai zbuloi dy pyetje që ne mund t’i bëjmë partnerëve tanë në mënyrë që t’u ofrojmë mbështetjen që ata kanë nevojë.
“Si mund t’ju ndihmoj në kohë të vështira?”
Jeta sjell sfida të ndryshme dhe të kesh një partner mbështetës mund t’i lehtësojë ndjeshëm ato kohë të vështira. Por të gjithë kanë mënyra të ndryshme në të cilat duan të marrin mbështetje. Ndërsa disa njerëz thjesht kanë nevojë për një dëgjues, të tjerë duan ndihmë praktike ose një hapësirë për të përpunuar emocionet e tyre në mënyrë të pavarur.
“Kjo pyetje i lejon partnerit të shprehë dëshirat e tij dhe ndihmon në shmangien e supozimeve për nevojat e tyre. Studimet tregojnë se kur partnerët ndihen të dëgjuar dhe të mbështetur, cilësia e marrëdhënies përmirësohet. Gjithashtu, është e rëndësishme t’i ktheheni kësaj pyetje periodikisht sepse nevojat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës”, shpjegon psikologu.
“Si mund t’ju ndihmoj të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja?”
“Mbështetja e partnerëve në arritjen e ëndrrave dhe qëllimeve të tyre është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënies. Kjo pyetje hap mundësinë për të folur për aspiratat e tyre dhe se si mund t’i ndihmoni ata. Nëse është një karrierë, të mësuarit e aftësive të reja apo zhvillim personal, duke e pyetur këtë. Pyetja i inkurajon ata të ndajnë vizionin tim me ju”, thotë Travers.
Përveç kësaj, festimi i arritjeve të një partneri gjithashtu forcon lidhjen emocionale dhe inkurajon përparimin e përbashkët drejt qëllimeve.
“Këto dy pyetje mund të krijojnë bazat për mbështetje dhe mirëkuptim më të thellë në marrëdhënien tuaj, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në jetëgjatësinë dhe cilësinë e saj”, përfundoi eksperti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës