Një skicë e pabotuar që shfaq Leonardo da Vincin, e bërë ndoshta nga një prej asistentëve të tij, u bë e njohur në Angli, në ditën e 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut të Rilindjes. Kjo vepër që nga vlerësimet daton ndërmjet viteve 1517 dhe 1518, është një nga dy portretet e bëra gjatë jetës së tij që u ka rezistuar viteve. Një tjetër vepër e famshme është vepra e Francesco Melzit, dishepullit të tij më besnik.
”Të dyja këto vepra do të paraqiten në publik në një ekspozitë të madhe kushtuar Da Vincit në Pallatin Buckingham, nga 24 maji deri më 13 tetor”, tha në një deklaratë për Trustin e Koleksionit Mbretëror, organi përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë mbretërore.
Gjatë kryerjes së hulumtimeve, për t’u përgatitur për këtë ekspozitë, Martin Clayton, përgjegjësi i pikturave dhe vizatimeve në Trustin e Koleksionit Mbretëror, identifikoi portretin që u kishte shpëtuar syve të botës.
”Skica është ndoshta e bërë nga një asistent i paidentifikuar i Leonardos në një fletë studimi, në të cilën janë edhe skica të këmbëve të kalit të bëra nga Da Vinci”, shpjegon Trusti i Koleksionit Mbretëror.
”Nëse e krahasoni këtë skicë me portretin e Leonardo da Vincit nga Francesco Melzi, ka indikacione të forta se ajo është gjithashtu një përfaqësim i Da Vincit”, shpjegon Martin Clayton. “Hunda elegante dhe e drejtë, vija e mjekrës që shkon diagonalisht nga faqja në vesh, flokë të gjatë kaçurrela. Në skicë ai është rreth 65 vjeç dhe duket pak melankolik, i lodhur nga bota”.
Piktor dhe shkencëtar, i lindur në Vinçi më 15 prill 1452 nga një marrëdhënie e paligjshme midis një noteri të pasur dhe një fshatareje, ai vdiq më 2 maj 1519 në Francë në kështjellën e Clos-Lucé në Amboise. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Keqinterpretimi i të drejtës zakonore: Kanuni nuk lejonte gjuajtjen me armë në ahengje

Boshnjakët e Shijakut

JO FORT E LEHTË ...

Çfarë simbolizonte fisheku në pajën e nuses?

Vdes 'Mbreti i tangos’ shqiptare, Rudolf Stambolla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës