LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e SHBA-së kaplohet nga stuhia e borës

Një pjesë e SHBA-së kaplohet nga stuhia e borës

Një stuhi bore që duket sikur nuk do të ndalet, e ka kapluar New England sot, me ç’rast janë mbyllur shkollat dhe trafiku ajror është vështirësuar.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim të stuhisë së dimrit për zonat bregdetare të Massachusetts, New Hampshire dhe Maine, dhe një paralajmërim për Massachusettsin juglindor dhe Rhode Island, njofton AP.

Stuhia e borës, e cila të dielën mbrëma “u zhvendos” në New England, ka sjellë më shumë se 60 centimetra borë në disa zona të Massachusetts qendror dhe 40 centimetra në Somers dhe Connecticut.


Në rajonin e Bostonit ka rënë 10 centimetra borë, por transporti ishte i vështirë.

Në New Jersey, 36.522 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Një stuhi bore në Shtetet e Bashkuara të hënën mbylli shkollat në Virxhinia Perëndimore.