Një person në Mitrovicën e veriut ka raportuar se në shtëpinë tij e cila është në proces ndërtimi, dikush ka vizatuar shkrime me motive ndëretnike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën e 31 janarit, rreth orës 07:15.


“Mitrovicë Veri / 31.01.2024 - 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Nxitje, urrejtje dhe mosdurim etnik” dhe po hetohet nga njësitet kompetente. /Telegrafi/