Një person në Gjilan dhe një tjetër Prizren gjenden pa shenja jete, Policia po heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Gjilan dhe një grua në Prizren janë gjetur pa shenja jete.
Rastet kanë ndodhur të enjten.
Lexoni të plotë raportin e Policisë:
Gjilan 13.11.2025-05:10. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar.
Prizren 13.11.2025-08:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

















































