Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas këtij njoftimi, rasti është regjistruar në Prizren, të hënën në orën 19:14, dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e këtij personi, raporton Telegrafi.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































