Nga: Niko Kotherja
20 qershor i vitit 1936. Një mëngjes i kthjellët. Qysh herët, i përgatitur për volumin e madh të punës që e priste, doli nga shtëpia me të shpejtë, pasi përshëndeti nënën, babain, bashkëshorten dhe tre fëmijët e vegjël që ende ishin në gjumë. Do të ishte mëngjesi i fundit që e kryente këtë ritual.
Mes rrugës “Adriatik” ku banonte, në lagjen “Manto”, një nga arteriet kryesore të Korçës së vjetër që të nxirrte drejt e në bulevardin e Shën Gjergjit, eci drejt qendrës dhe si çdo mëngjes u ul për të pirë kafen. Mbase shumë probleme i përshkonin mendimet e përmes tyre një shqetësim shëndetësor duhet të ketë ndjerë atë mëngjes qershori. Sipas një dokumenti që i përcolli Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkonte daljen në pension të parakohshëm, përshkruante se prej shumë kohësh, detyra e kryesekretarit të Gjykatës së Korçës dhe e ndihmësgjyqtarit e detyronte që të shkonte në zyrë në orën dy apo tre të pasmesnatës. Ky mundim, sipas konstatimit të mjekëve të Korçës, i kishte sjellë paraliza të përhershme që e kishin drobitur. Këtë kërkesë ia parashtroi Ministrisë që në javën e parë të janarit të atij viti. Kishin kaluar diçka më shumë se gjashtë muaj, duke pritur çdo ditë një përgjigje, e cila nuk mbërriti kurrë. Por, i vendosur qe në misionin e tij. Ai nuk u tërhoq. Vijoi të kryente detyrën mes lodhjes së skajshme, e cila kishte origjinën vite më parë.
Mbase atë mëngjes përsëri ishte duke pritur një përgjigje nga ministri i Drejtësisë. Por, ulur në tavolinë, sytë iu turbulluan, një shtrëngim i fortë i ndodhi në zemër. Nuk mundi të reagonte për ndihmë. Ato sekonda luftoi me veten për të mposhtur të keqen, por nuk ia doli. Një hemorragji cerebrale ia preu në mes jetën juristit dhe patriotit 39-vjeçar. U përmbys mbi tavolinë dhe iu dorëzua vdekjes. Në qytet u përhap menjëherë lajmi i kobshëm. Miq dhe shokë të patriotit nxituan për t’i dhënë ndihmë, duke mos besuar se “mbaroi”. Por, ishte tepër vonë.
Ndërkohë, në shtëpinë e tij dita rridhte normalisht. Nuk dihet se kush e mori guximin për të dhënë mandatën, por pas atij momenti asgjë nuk vijoi më si më parë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë me qindra korçarë dhe fatmirësisht një pamje e saj ka arritur deri më sot, siç duket në këtë foto.
Me gjithë këtë, tragjedisë i mungonte akti final. Në një kohë kur zhvillohej kjo ceremoni madhështore në qytet, të pabesët dhe të paudhët që nuk njohin dhimbje, hyjnë në shtëpinë e të ndjerit duke vjedhur gjithë paratë e duke lënë në ditë të keqe krejt familjen. Vetëm ato që gjendeshin në kasafortë nuk arritën dot të rrëmbenin, pasi çelësin e saj e mori ne ruajtje Koço Grameno.
Dhimbja e hidhërimi e nënshtroi familjen. Nëna Aleksandra vinte kujën në sofatin e portës pothuajse 24 orë pa pushim dhe kjo beri që ajo të ndërronte jetë në shtator, më pak se tre muaj pas humbjes së birit të vetëm. Kurse babai Ligori e duroi dhimbjen edhe tri vite te tjera e më pas iu dorëzua fatit.
Sot, në 85 vjetorin e vdekjes se tij, ky përkujtim për stërgjyshin Xhuvi Sharexhi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Niko-Kotherja.jpg)
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Leka-Zogu-e1737640112517-780x439.jpg)
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
DHEZE NJI PURO
![“Sinkron dihatjesh”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/gjergj-meta-2-e1509912318538-780x439.jpg)
“Sinkron dihatjesh”
“Shkrimtari” i izolimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe