Arsyeja përse duhet të hani mushmolla

Studimet kanë treguar efikasitetin e kësaj peme në zbutjen e progresionit të osteoporozëd, si edhe në ruajtjen e shikimit.


Fryti i mushmollës (Mespilus germanica) konsiderohet ilaç natyral kundër ftohjes, inflamacionit të bajameve dhe kundër problemeve me frymëmarrjen.

Natyra e ka krijuar këtë pemë që të piqet pikërisht në kohën kur rritet numri i infeksioneve respiratore. Mushmolla ka veprim të fuqishëm kundër inflamacionit, mirëpo, pos për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes, përdoret edhe për punë më të mirë të zorrëve dhe me sukses eliminon fryrjen.

Petkina, përkatësisht fibrat dietale të mushmollës mund të ulin nivelin e yndyrës në gjak, si edhe të ndërpresin diarrenë.

Gjithashtu, kjo pemë zvogëlon rrezikun nga katarakti dhe degjenerimi i njollës së verdhë, transmeton Telegrafi.

GettyImages 1287083 GettyImages

Mushmolla ka cilësi diuretike dhe ndihmon në tajitje të thartirës urinare, gjë që zvogëlon rrezikun nga artriti dhe gurët në veshka.

Nga mushmollat e papjekura (të verdha) përgatitet çaji me të cilën shpëlahet goja në rast të shfaqjes së vragave të hapura (aftave).

Farat e mushmollës gjithashtu janë të dobishme. Lëngu i cili lirohet nga mushmollat kur janë të zhytura në ujë përdoret për përgatitje të kompresave, të cilat janë shumë të dobishme në shërimin e vragave të vogla në lëkurë. /Telegrafi/