LAJMI I FUNDIT:

Një ofertë e çmendur me miliona euro në vit – mësohet arsyeja e dorëheqjes së Mancinit nga Italia

Një ofertë e çmendur me miliona euro në vit – mësohet arsyeja e dorëheqjes së Mancinit nga Italia

Roberto Mancini është dorëhequr nga posti i trajnerit te Përfaqësuesja e Italisë, por ai nuk do të mbetet gjatë pa punë.

Arsyeja që Mancini ka dhënë dorëheqje nga trajneri i Italisë nuk ka të bëjë me jetën e tij private, por prapa saj qëndron një ofertë e çmendur nga Arabia Saudite.

Mediat italiane kanë mësuar se bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare për të drejtuar Përfaqësuesen e Arabisë Saudite nga trajneri italian.


Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë
Lexo po ashtu Zyrtare: Roberto Mancini jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë

Trajneri italian ka arritur marrëveshje me Arabinë Saudite nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në vit, një shumë të cilën nuk do ta siguronte kurrë në futbollin italian.

Një shifër e tillë marramendëse ka bërë që Mancini të vendosë të largohet nga një përfaqësuese me emër si Italia, për të shkuar në Lindjen e Mesme.

Pesë emrat që janë zëvendësues potencial të Mancinit te Italia
Lexo po ashtu Pesë emrat që janë zëvendësues potencial të Mancinit te Italia

Zyrtarizimi i Mancinit në krye të Përfaqësueses së Arabisë Saudite pritet të bëhet këtë javë, derisa mbetet të shihet se kush do ta drejtojë Italinë.

Luciano Spalletti është favoriti kryesor, pasi ai tanimë është i lirë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta marrë drejtimin e përfaqësueses italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori