LAJMI I FUNDIT:

Një nga videot më emocionuese në futboll, kur Maradona ishte për herë të fundit në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u mirëprit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Një nga videot më emocionuese në futboll, kur Maradona ishte për herë të fundit në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u mirëprit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka ndërruar jetë të mërkurën e 25 nëntorit.

Ish-kampioni i botës me Argjentinën u shua në moshën 60-vjeçare, teksa mbetet njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit.

Maradona karrierën e tij më të madhe e ka kaluar te Boca Juniors në Argjentinë dhe te Napoli në Itali.


Por për tifozët e Bocas, ai mbetet idhulli i tyre më i madh, pasi kishte ndihmuar klubin argjentinas të fitojë disa trofe të ndryshëm.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Maradona kishte ushtruar punën e trajnerit, por nuk ishte i suksesshëm sikur sa ishte futbollist aktiv.

Racing Club, Kombëtarja e Argjentinës, Al-Wasl, CD Riestra, Fujairah SC, Dynamo Brest, Dorados de Sin dhe së fundmi Gimnasia la Plasa ishin skuadrat që ka drejtuar argjentinasi.

Skuadra e fundit që është drejtuar nga Diego Maradona ka qenë Gimnasia La Plasa.

E për herë të fundit kur Maradona ka qenë në stadiumin La Bombonera të Boca Juniors, ka qenë 8 marsi i këtij viti.

Në atë takim Maradona ishte trajner i Gimnasia La Plasas, si kundërshtar i Bocas, por ai është pritur si mbret nga tifozët vendas.

Skuadra e tij pësoi humbje minimale 1-0 falë një goli të Carlos Tevez që shënoi për Bocan, gol që i siguroi titullin skuadrës së zemrës së Diego Maradonas.

Gjithsesi tani është rikthyer në qarkullim njëra nga videot më emocionuese në futboll dhe pritja që i është bërë Diego Maradonas nga tifozët e Bocas.

Maradona doli në fushë gjysmë ore para fillimit të ndeshjes, teksa 54 mijë tifozë pandërprerë nderuan legjendën argjentinase duke e thirrur pa ndalë emrin e tij.

Pas vdekjes së tij, tani kjo video është shpërndarë në faqet më të mëdha të futbollit dhe po vlerësohet si njëra nga më të mirat në histori të futbollit.

Pritja madhështore që iu bë nga tifozët e Bocas, bëri që Maradona mos të mund t’i kontrollonte emocionet e tij, pasi shpërtheu në lot edhe pse ishte kundërshtar i Bocas së tij në atë takim.

Tani pas vdekjes së tij, shteti argjentinas ka shpallur tri ditë zije kombëtare për njërin nga asetet e tyre të çmueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori