LAJMI I FUNDIT:

Një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut, Rama publikon pamjet nga ndërtimi i kantierit Shëngjin-Velipojë

Një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut, Rama publikon pamjet nga ndërtimi i kantierit Shëngjin-Velipojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i kantierit të rrugës Shëngjin-Velipojë.

Përmes një statusi në Facebook, Rama ka shkruar se kjo rrugë do të jetë një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut.

Kryeministri shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyçe për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror.


“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori