Ndonjëherë, "paratë rriten në pemë".

Një tregtar gjerman ari duket se ka prodhuar një nga pemët më të shtrenjta të Krishtlindjeve ndonjëherë, duke krijuar një ekzemplar prej 5.5 milionë dollarësh.


"Pema e artë e Krishtlindjes ilustron këtë kuptim të metalit të çmuar në një mënyrë mbresëlënëse", tha Benjamin Summa, zëdhënës i Pro Aurum.

Screenshot 8 9

Pema afërsisht dhjetë metra e gjatë, e cila u ekspozua në selinë e shitësve të argjendarisë në Mynih për disa ditë, u krijua për nder të 35 vjetorit të kompanisë, përcjell Telegrafi.

Ajo përbëhet nga 2,024 monedha ari. Madje, edhe në vend të yllit tradicional, dekorimi jashtëzakonisht i shtrenjtë është zbukuruar me një monedhë 24 karatëshe.

Por, Pro Aurum ka theksuar se kjo pemë prej ari nuk është në shitje.

Screenshot 9 8

Ndër tjera, është interesante që ajo nuk është më e shtrenjta ndonjëherë.

Ky nder shkon për një ekzemplar prej 11 milionë dollarësh që u shfaq në hotelin Emirates Palace në Abu Dhabi në vitin 2010. /Telegrafi/