LAJMI I FUNDIT:

Një nënë ngre alarmin: Po qarkullon një aplikacion ku “Babagjyshi” kërcënon fëmijët! (Video)

Një nënë ngre alarmin: Po qarkullon një aplikacion ku “Babagjyshi” kërcënon fëmijët! (Video)

Një nënë ka ngritur alarmin pasi një aplikacion i quajtur “Call Santa” ka tmerruar atë dhe familjen e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aplikacion i cili kërcënoi të vriste vajzën e saj trevjeçare.

Madje, Kersty Taylor i paralajmëroi prindërit të kontrollonin tabletët e fëmijëve të tyre për t’u siguruar që aplikacioni “Santa Call New 2018” nuk është shkarkuar.


Kur fëmijët e shtypin butonin ‘thirrje’, aplikacioni duket se thërret “Babagjyshin” përpara një përgjigjeje zanore të shoqërohet nga muzika e Krishtlindjeve.

Ai thotë: “Përshëndetje, a mund të më dëgjoni?”

“Në pesë netë, nëse je i lirë, do të të kërkoj, do të të gjej dhe do të të vras”.

Duke shkruar në Facebook, Kirsty thotë: “Çfarë lloj personash të sëmurë do të bënin një aplikacion të tillë?!”

“Unë kam raportuar atë, nëse të gjithë të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë! Disa njerëz në botë kanë nevojë për ndihmë urgjente”.

Aplikacioni ishte shkarkuar nga fëmija i saj Finlee, 12. Ai ishte përdorur pastaj nga vajza e saj Evie-Elizabeth, e cila erdhi te Kersty, e mbuluar në lot pas kërcënimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja

Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja

Evropa
Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve

Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve

Evropa
Trump kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me Biden

Trump kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar me Biden

Amerika
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj

SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj

Botë
Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali

Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali

Azia
Kalo në kategori