LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të pandehurit që u nis ta marrë hoxhën në xhami e rrugës sulmoi një person në Ferizaj

Një muaj paraburgim të pandehurit që u nis ta marrë hoxhën në xhami e rrugës sulmoi një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J. shtetas i Republikës së Kosovës.

Si dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 31 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore ka dhënë detaje në lidhje me rastin.


Në komunikatë thuhet se “gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 7 maj 2021 në një fshatë në Ferizaj, pasi i pandehuri ishte nisur për të shkuar në xhamin e fshatit për të marrë hoxhën, në rrugë e sipër kishte takuar të dëmtuarin D.M dhe dy persona të tjerë, i cili u kishte kërkuar biçikletën, por të njëjtit nuk ia kishin dhënë”.

Po ashtu, “I pandehuri ishte bërë nervozë dhe së bashku me djalin e tij kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin, fillimisht duke e goditur me grushte në nofull, pastaj në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç’rast i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka ka marr edhe ndihmën mjekësore”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në komunikatë.

Gjykata po ashtu ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale,, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të përsërisë vepra penale të njëjta apo të ngjashme.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori