LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje të rëndë në Gjakovë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje të rëndë në Gjakovë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet D. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

Sipas njoftimit nga Gjykata, i pandehuri më 24 prill 2020, rreth orës 19:00 në fshatin Nec në Gjakovë, me dashje e ka privuar nga jeta familjarin e tij (tezakun), tani të ndjerin D. Gj. me një pushkë gjuetie, pas një fjalosje që kishin pasur”,

“Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë
Lexo po ashtu Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 24 prill 2020 dhe do të zgjasë deri më 24 maj 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori