LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për grabitje

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për grabitje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.K dhe H.P për veprën penale “grabitje”.

Siç njofton kjo gjykatë, të pandehurve R.K dhe H.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit R.K dhe H.P dhe po ashtu një person tjetër deri me tani i pa njohur për Gjykatën, dyshohen se më 22.12.2017 rreth orës 09:30 min, në rrugën Bekim Mavraj” në fshatin Hajvali, të Prishtinës kishin vepruar në grupe si dhe të pajisur me revole dhe të maskuar kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarave M.J, H.M dhe L.J, duke ju kërkuar të holla dhe duke i goditur fizikisht.


Siç thuhet në njoftim ata kishin arritur të marrin në fillim 800 euro, po ashtu edhe portofolin e njërës prej të dëmtuarave në të cilin kishte 1500 euro, 50 dollarë, dokumentet, një lirë dhe një telefon Samsung dhe më pas kishin arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tyre.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat se të pandehurit po të gjenden në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve  R.K dhe H.P është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e tyre në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori