LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim në Prishtinë

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim në Prishtinë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji, për secilin.

Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona
Lexo po ashtu Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe ekziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që t’i ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për ti fshehur dhe asgjësuar provat”, thuhet në njoftim.


Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Lajme
Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Lajme
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Lajme
Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Haxhiu: Kemi votat për formimin e institucioneve, por duhen konsultime për zhbllokimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori