Detyrat e Herolind Shalës në fushë janë - t'i ndalë aksionet e kundërshtarëve dhe shpejt të nisë aksione të rrezikshme për gol.

Në shumë raste e ka bërë mirë punën e tij.


Mbrojtjen dhe sulmin i ka mësuar qysh kur ka qenë i vogël, shkruan sot Koha Ditore në një rrëfim të gjatë për futbollistin kosovar.

Shala 25-vjeçar, njëmbëdhjetë vjet më parë, paralel me futbollin është marrë edhe me disiplinën luftarake Kung Fu.

"Kam qenë më i miri në Norvegji në moshën 14-vjeçare", thotë Shala. Por, Shala duhej të zgjidhte njërën - të vazhdonte me Kung Fu apo t'i përkushtohej vetëm futbollit. E zgjodhi të dytën.

"Nuk jam pishman që zgjodha futbollin".

Shala thotë se dëshira për t'u bërë profesionist në futboll ka qenë ëndërr e fëmijërisë.

Megjithatë, thotë se Kung Fu i ka shërbyer edhe si futbollist.

telegrafi sport app