LAJMI I FUNDIT:

Një minë shpërtheu pranë Arabisë Saudite, dëmtohet rëndë anija transportuese malteze

Një minë shpërtheu pranë Arabisë Saudite, dëmtohet rëndë anija transportuese malteze

Një cisternë nafte nën administrimin grek, e cila po lundronte nën flamurin e Maltës, u dëmtua kur një minë shpërtheu në Detin e Kuq.

Aksidenti ndodhi në brigjet e Arabisë Saudite, jo shumë larg Jemenit, thanë autoritetet.

Ekuipazhi i cisternës është i sigurt dhe askush nuk u lëndua, raporton reuters.


Një deklaratë nga operatori i kompanisë Agrari thotë se sulmuesi i cisternës MT Agrari nuk dihet,.

“Agrari u godit rreth një metër mbi sipërfaqen e ujit dhe u dëmtua”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania britanike e sigurisë detare Ambrey njoftoi se trupi i cisternës ishte dëmtuar. /Telegrafi/