LAJMI I FUNDIT:

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës – pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës – pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Ndërsa Volodymyr Zelensky ndodhet në Uashington për t’u takuar me Donald Trump, disa pyetje mbi të ardhmen e Ukrainës dhe luftën e vendit me Rusinë mbeten të paqarta.

Këtu janë pesë gjëra që nuk i dimë për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund konfliktit.

A do të respektojë Vladimir Putin ndonjë marrëveshje paqeje?


Ka një skepticizëm të madh në Kiev se Putini dëshiron të ndalojë luftën.

Agresioni i tij në vitin 2022 shkaktoi luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.

Trupat ruse po përparojnë në lindje të vendit, megjithëse ka shenja se po ngadalësohen.

Duke folur në fillim të kësaj jave, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se ambiciet strategjike afatgjata të Moskës ishin të pandryshuara.

Ai paralajmëroi se Putini mbetet i përkushtuar për të rivendosur perandorinë ruse dhe ka plane për vendet e ish-paktit të Varshavës, si shtetet baltike dhe Polonia.

Bëhet e ditur se Ukraina ka frikë se pas një pauze taktike ai do të sulmojë përsëri.

Andaj ajo kërkon garanci sigurie për të parandaluar këtë skenar.

Çfarë do të ndodhë me territorin e Ukrainës?

Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në 2014.

Ajo kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut dhe pjesë të mëdha të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson.

Putin ka thënë se Ukraina duhet të njohë “realitetet në terren” – me fjalë të tjera, ai nuk do ta kthejë këtë tokë.

Ai ka të ngjarë të kërkojë kontroll të plotë të katër rajoneve, të cilat Rusia i “aneksoi” në vitin 2022.

Por, Ukraina e kundërshton këtë.

Zyrtarisht, Kievi dëshiron rivendosjen e kufijve të vendit të vitit 1991, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Volodymyr Zelensky ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të shkëmbejë territorin brenda rajonit të Kurskut të Rusisë, të konfiskuar shtatë muaj më parë nga forcat ukrainase.

Kremlini e ka përjashtuar këtë dhe thotë se në vend të kësaj do të zhdukë “terroristët”.

E nëse një plan paqeje favorizon Moskën dhe pretendimet e saj, Kievi me siguri do ta refuzojë atë.

Si do të funksiononte një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë?

Nuk dihet saktë. Aleatët kryesorë të Ukrainës, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe së fundmi Turqinë, kanë thënë se janë të gatshëm të dërgojnë trupa në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse ose “siguruese të paqes”.

Sipas Zelenskyt, do të nevojiteshin të paktën 100,000.

Ai ka thënë gjithashtu se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë e sigurisë së ardhshme në Ukrainë, diçka që Trump e ka përjashtuar.

Raportohet se plani, siç është, parashikon që trupat evropiane të dislokohen larg vijës së frontit 1000 km dhe në qytetet e mëdha.

Për momentin, Rusia bombardon rregullisht Kievin dhe zonat e tjera urbane me dronë dhe raketa balistike.

Moska ka thënë se nuk do të lejojë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Nëse ata e bëjnë, është e paqartë se si do të përgjigjet Putin.

A mund të bindet SHBA-ja që të sigurojë një backstop për të garantuar ndonjë marrëveshje?

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë se mbështetja e SHBA-së është jetike nëse evropianët duan të zbatojnë një marrëveshje paqeje.

Trump dukej të sugjeronte se SHBA-ja ishte e gatshme të ofronte një pengesë ekonomike në vend të kësaj – që do të thotë se amerikanët do të ishin të pranishëm në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje mineralesh dhe kjo do të mjaftonte për të penguar rusët.

Kuptimi i backstop është gjithashtu i paqartë.

Duke folur javën e kaluar në Kiev, deputeti laburist Alex Sobel tha se kjo do të nënkuptonte mbulimin ajror të NATO-s – për të mbrojtur trupat perëndimore dhe për të ndaluar Moskën të shkelte çdo armëpushim.

Ka edhe pyetje rreth të dhënave satelitore dhe të inteligjencës amerikane.

Kjo ka qenë thelbësore për aftësinë e Ukrainës për të identifikuar dhe shkatërruar objektivat ushtarake dhe logjistike ruse.

Nëse do të ndalohej, do të pengonte forcat e armatosura të Ukrainës dhe një kontigjent paqeruajtës do të luftonte gjithashtu.

A do të ndodhë ndonjëherë marrëveshja e mineraleve?

Ndryshe, marrëveshja për mineralet midis SHBA-së dhe Ukrainës ka kaluar nëpër drafte të shumta.

Versionet e hershme kërkonin që Kievi t’i jepte Uashingtonit minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve.

“Ky do të ishte shpagim për ndihmën e mëparshme ushtarake të SHBA-së”, tha Trump.

Që atëherë, shifra prej 500 miliardë dollarësh është ulur, me Zelenskyn që këmbëngul se ndihma e mëparshme e autorizuar nga Kongresi ishte një grant dhe jo një borxh.

Ndërsa drafti i fundit, të cilin Trump dhe Zelensky pritet ta nënshkruajnë të premten, është i paqartë.

Është më shumë si një letër qëllimi sesa një kontratë e detajuar dhe ligjërisht e detyrueshme.

Disa ekspertë besojnë se mund të lehtësojë investimet e reja në sektorin e pazhvilluar të minierave dhe mineraleve të Ukrainës.

Të tjerët janë skeptikë.

Sido që të jetë, do të kalojnë vite përpara se titani, litiumi dhe metalet e rralla të mund të nxirren nga vende të reja, disa prej të cilave janë në territorin e pushtuar nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Amerika
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori