Ekziston një sasi e caktuar e gjërave që mund t'i bëni një makine përpara se ajo të bëhet diçka krejtësisht e ndryshme.

Dhe ky është pikërisht rasti me këtë Land Rover Defender 110 Flying Huntsman 6x6 2018, përcjell Telegrafi.


Nëse shikoni pjesën e përparme të këtij mjeti, duket qartë se është një Land Rover.

page 39

Por nëse shikoni nga ndonjë drejtim tjetër, do të jetë e qartë se ky mjet është pak më i madh se origjinali.

Kjo për faktin se ky është Flying Huntsman 6x6 legjendar, i fuqizuar nga një motor dizel 2.2 litra TDCi, i cili, megjithëse nuk është tepër i shpejtë, ka fuqi të mjaftueshme për t'ju transportuar deri në nëntë pasagjerë, kudo që dëshironi.

page222 1

Kjo kopje nga galeria ka edhe navigacion satelitor dhe shumë më tepër që studio Kahn Design ka shtuar në të.

Më e veçanta nga të gjitha është fakti që për të ka një çmim goxha “luksoz” dhe ajo mund të jetë e juaja për 315,000 dollarë. /Telegrafi/