Një karrierë plot shkëlqim për Artan Mehmetin

I mbijetoi me plot sukses konkurrencës kur basketbolli në Kosovë arriti nivelin më të lartë, kur klubet u mbushën me basketbollistë të huaj, shumica cilësorë edhe për nivele të vendeve të rajonit me basketboll shumë më të zhvilluar, shkruan sot "Koha Ditore".
Vitet e bënë të veten dhe e përfundoi karrierën kur ende po bëheshin përpjekje për të thyer izolimin që nisi para se ai të nisë karrierën.
Karrierën e mbylli kur basketbolli kosovar kishte humbur paksa nga shkëlqimi që e kishte për një kohë.
Por kur ish-basketbollisti mitrovicas Artan Mehmeti analizon karrierën që ka bërë, nuk i duhet shumë kohë për të dhënë një vlerësim.
"Kam pasur karrierë shumë të mirë, shumë të suksesshme", thotë 40-vjeçari. Mehmeti ka përfunduar karrierën në vitin 2008, por mbetet ndër lojtarët më të mirë që ka pasur Kosova



















































