LAJMI I FUNDIT:

Një infermiere në SHBA u injektoi pacientëve ujë të thjeshtë, dhjetë të vdekur?

Një infermiere në SHBA u injektoi pacientëve ujë të thjeshtë, dhjetë të vdekur?

American NBC5 News raporton se disa pacientë në një spital lokal në Medford, Oregon kanë vdekur në rrethana të çuditshme, dhe se një hetim policor është duke u zhvilluar.

Sipas burimeve të tyre, 9 ose 10 pacientë kanë vdekur si pasojë e një infeksioni të shkaktuar nga gabimi i një infermiere, e cila në vend të ilaçeve u ka injektuar ujë të zakonshëm rubineti, transmeton Telegrafi.

Të gjithë u infektuan për shkak të ujit të rubinetit që nuk është steril, sipas burimeve të tyre. Infeksioni që kanë marrë pacientët është shumë i rrezikshëm për personat në gjendje më të keqe shëndetësore, siç janë ata në reanimacion.


“Mund të shkaktojë sepsë, pneumoni të rëndë, mund të infektojë të gjitha organet”, tha një nga mjekët e spitalit.

Policia e Medfordit nuk pranoi të jepte detaje, vetëm duke konfirmuar se po hetojnë situatën.

Për momentin, askush nuk është akuzuar për krimin. Mediat raportojnë se infermierja ka dashur të mbulojë abuzimin me stokun e ilaçeve të spitalit kundër dhimbjeve.

Spitali njoftoi shkurt se ata ishin të mërzitur për gjithçka dhe se po bashkëpunonin me policinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori