Virusi korona sërish ka prekur burgun e Idrizovës. Të burgosur nga këtu, që duan të mbeten anonimë, dyshojnë se 7 janë të infektuar, ndërsa rreth 70 të tjerë janë mbyllur nëpër dhoma.
“Nga ato informacione që kemi e që e shohim se çka e si ndodhë këtu, deri më tani e dimë fiks se kush janë, si janë, me emra, do me thënë e dimë se 7 persona janë të infektuar, ndërsa afër 72 persona janë të izoluar, të mbyllur nëpër dhoma”, tha një i burgosur në Burgun e Idrizovës.
Por, zëvendësdrejtori i burgut, Femi Jonuzi, thotë se i infektuar me COVID-19 ka rezultuar vetëm një i burgosur dhe këtë e kanë kuptuar nga testi që i është bërë të shtunën. Konfirmon se është izoluar e gjithë pjesa ku ka qëndruar i infektuari.
“Është në izolim dhe presim që ditën e nesërme të bëhet testi për dy të tjerët që kanë qenë në dhomë me të burgosurin që ka rezultuar pozitiv. Ne si drejtori, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kemi marrë vendim që të jetë i mbyllur i gjithë krahu ku ka qenë ky i burgosur”, u shpreh Femi Jonuzi – zv/drejtor i Burgut të Idrizovës.
Kontakti i saktë i të porsa infektuarit nuk dihet. Fundjavën e fundit në liri e ka shfrytëzuar para dy muajsh, tregon zëvendësdrejtori, duke dyshuar se virusin mund ta ketë marrë nga ndonjë tjetër i burgosur që mund të jetë asimptomatik që po ashtu kanë pasur mundësi për fundjavë në liri.
“Ne kemi mjek të angazhuar këtu, mbikëqyret. Gjendja e të njëjtit është stabile dhe nuk ka komplikacione”, theksoi Femi Jonuzi – zv/drejtor i Burgut të Idrizovës.
Po sa po respektohen masat mbrojtëse në burg të Idrizovës, është një çështje që ngritet pas këtyre pohimeve të të burgosurit anonim që kontaktuam!
“Maska nuk kemi, na i kanë dhënë disa maska në fillim, para 6 muajsh, e ato tashmë shumica i kanë hedhur a për dezinfektime, një herë në 3 javë mund të vijnë të hedhin ndonjë dezinfektimi, por gjëra të tjera nuk kemi”, u shprej një i burgosur në burgun e Idrizovës.
“Maska mbajnë. Janë të obliguar të mbajnë gjatë kontakteve me personat e tjerë por edhe gjatë vizitave me familjarët. Ne bëjmë edhe matjen e temperaturës gjatë hyrje-daljeve për ata që shfrytëzojnë vikendet, kur kthehen, ua matim temperaturën dhe nëse është gjithçka në rregull, i lëshojmë brenda”, deklaroi Femi Jonuzi – zv.drejtor i Burgut të Idrizovës.
Zëvendësdrejtori pohon se dezinfektimi i të gjitha hapësirave të burgut të Idrizovës bëhet një herë në javë. Kjo nuk është hera e parë që një i burgosur rezulton pozitiv, rasti i parë u shënua në fillim të korrikut, ndërsa të infektuar ka pasur edhe nga personeli i burgut./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë