LAJMI I FUNDIT:

Një grup vajzash do t’ua bëjnë më të ngrohtë këtë dimër familjeve në nevojë

Një grup vajzash do t’ua bëjnë më të ngrohtë këtë dimër familjeve në nevojë

Një grup vajzash kanë vendosur që të marrin një iniciativë për tu dalë në ndihmë fëmijëve në këto ditë të ftohta.

Me moton “Për një dimër më të ngrohtë”, vajzat kanë vendosur që përmes një postimi në grupin “Maniakë të modës” të krijuar në Facebook të mbledhin vesh-mbathje për fëmijët që kanë nevojë, posaçërisht tash gjatë stinës së dimrit dhe festave të fundvitit.

Kjo iniciativë ka filluar nga Blerina Kilaj-Kokolli, ku pastaj i janë bashkangjitur edhe shumë vajza të tjera.


Në një prononcim për Telegrafin, Blerina Kilaj- Kokolli ka treguar se si i ka lindur ideja për këtë iniciativë.

“Ideja ka qenë e imja, dhe grupit ‘Maniakë të modës’. Iu kom drejtuar për dy arsye, shumë anëtarë edhe prej natyrës së grupit edhe natyrës së femrës e kom ditë që kanë me prit mirë. Në momentin kur e kom vendos postimin ka pas shumë vullnetarë që dëshirojnë me kontribu”, ka thënë Blerina Kilaj- Kokolli

Ajo ka treguar se javën tjetër së bashku me vajzat e tjera do ta mbajnë një takim nëse dikush dëshiron të kontribuoj me rroba, ushqime, lodra ku do t’i bëjnë në formë të dhuratave.

Grumbullimi i vesh-mbathjeve bëhet në koordinim mes anëtarëve të këtij grupi ku çdokush mund të jap aq sa mundet.

“Takimi do të mbahet javën tjetër në shtëpinë time, ku do të diskutojmë më gjerësisht me vajzat dhe do të vendosim bashkërisht rreth kësaj iniciative. Me vete vajzat kanë me sjellë lista të familjeve në nevojë dhe përzgjedhjen e tyre kemi me bërë bashkërisht, në bazë të numrit të fëmijëve”, u shpreh Kilaj- Kokolli.

Vajzat po ashtu kanë menduar edhe për ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë vesh-mbathje mund të kontribuojnë përmes llogarisë bankare që kanë hapur, ku me të hollat e mbledhura pastaj do të blihen rroba dhe dhurata të ndryshme.

Ideja e gjithë kësaj iniciative është t’i gëzojnë fëmijët dhe si grup i femrave me tregu që janë të ndjeshme dhe se bashkërisht munden të bëjnë shumë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori