Një grua në Lipjan sulmohet nga bashkëshorti dhe vjehrrit, dërgohet në strehimore

Një grua kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona, bashkëshorti dhe vjehrrit e saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lipjan.
Pas sulmit, viktima ka pranuar ndihmën e parë mjekësore.
"Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit-bashkëshorti dhe vjehrrit e saj. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt", ka njoftuar policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































