Site icon Telegrafi

Një gropë gjigante me ‘shumë ujë’ hapet papritur në Kili – dhe po vazhdon të rritet

Një gropë misterioze u shfaq në Kilin verior dhe siç edhe duket, është gjigante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me një diametër rreth 26 metra, vrima masive u hap në një zonë minerare dhe është ende në rritje.

Mediat kiliane treguan imazhe ajrore të gropës, e cila është ndoshta e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë.

Vrima u shfaq në një minierë bakri, rreth 660 kilometra në veri të Santiagos.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit u njoftua për gropën të shtunën dhe thuhet se ka dërguar personel të specializuar në zonë.

“Ka një distancë të konsiderueshme, afërsisht 200 metra, deri në fund”, ka thënë drejtori i agjencisë David Montenegro.

“Nuk kemi zbuluar asnjë material atje poshtë, por kemi parë praninë e një sasie të madhe të ujit”. /Telegrafi/

Exit mobile version