LAJMI I FUNDIT:

Një fshat i tërë në gjendje shoku, njerëzit po hanë njerëz (Foto)

Një fshat i tërë në gjendje shoku, njerëzit po hanë njerëz (Foto)

Frika dhe shoku e kanë kapluar fshatin Shayamoya në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut pas zbulimit të një trupi pa kokë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Zanele Hlatshwayo, 25 vjeç, e cila ka qenë e zhdukur që nga shtatori, për të cilën familja besojnë se ishte viktimë e një rrethi kanibalizmi që deri tani ka çuar në arrestimin e pesë njerëzve.

Trupi i saj i dekompozuar është gjetur pasi një njeri i cili pretendonte të jetë një mjek tradicional u dorëzua në polici javën e kaluar dhe pranoi se ai ishte i lodhur me të ngrënit mish njerëzor.


Zyrtarët e policisë fillimisht e kishin hedhur poshtë deklaratën e tij, sipas raporteve.

Dhe vetëm pasi ai tregoi një dorë dhe një këmbë të gjakosur si dëshmi ai u arrestua menjëherë.

Ai i dërgoi ata në shtëpinë e tij me qira, ku policia gjeti tetë veshë të njeriut në një tenxhere gatimi.

Besohet se ata duhej t’u shërbeheshin klientëve të tyre, të cilëve u ishte thënë se kishin “prona magjike” prej nga do të “prodhonin” para, fuqi dhe mbrojtje.

Disa pjesë të tjera të trupit u gjetën në një valixhe.

Rrobat e gjakosura dhe të shqyera të zonjës Hlatshwayo u gjetën midis mbetjeve njerëzore në shtëpinë e shëruesit tradicional.

Rrobat u identifikuan nga familja e saj.

Megjithatë, policia ende po pret rezultatet e testimit të ADN-së për të konfirmuar nëse mbetjet i përkasin nënës së një djali dy-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori